Dorëheqja e Thaçit ia mundëson PDK-së pozitën e presidentit ose udhëheqjen e Qeverisë

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 09:09 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, koalicioni aktual qeverisës duhet të fillojë me procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, por më përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike në vend, Arton Demhasaj.

Sipas Demhasajt, për shkak që vendi mos të shkoj në zgjedhje do të krijohet një koalicion i gjerë që të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse.

“Nëse presidenti Thaçi jep dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës, vendi do të mbetet pa president atëherë gjasat janë patjetër që koalicionit aktual qeveritar me kërkua përkrahjen e një partie tjetër politike për të krijuar kuorumin për të filluar procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Për shkak të mos shkaktimit të krizës institucionale e cila do ta dërgonte vendin në zgjedhje”.

“Asnjë prej partive politike përjashtuar Vetëvendosjen nuk janë për mbajtjen e zgjedhjeve për këtë arsye është një mënyrë e domosdoshme që të krijohet një koalicion i tillë më i gjerë që më gjasë do të jetë përfshirja e PDK-së”, tha Demhasaj.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, deklaroi se me dorëheqjen e presidentit, automatikisht udhëheqjen e merr kryetarja e Kuvendit për periudhën gjashtë mujore.

Por, thotë ai se nëse brenda këtij afati koalicioni qeverisës nuk arrijnë të zgjedh presidentin e ri, atëherë vendi shkon në zgjedhje.

“Me kushtetutë është e përcaktuar se kryetarja e Kuvendit automatikisht me dorëheqjen e tij e merr funksionin e presidentit për një afat deri në gjashtë muaj. Nëse brenda gjashtë muajve dështojnë të gjitha tendencat për të zgjedhur presidentin e ri, atëherë vendi shkon në zgjedhje”, u shpreh ai.

Me tej, Demhasaj potencoi se për gjetjen e zgjedhjes pas dorëheqjes së presidentit, PDK-ja mund ta marrë pozitën e presidentit ose udhëheqjen e Qeverisë e pozita e presidentit të shkojë të LDK-ja.

“Janë dy mundësitë që PDK-ja të propozojë kandidatin për president e koalicioni ta përkrah atë kandidat që vendi mos të shkoj në zgjedhje ose mundësia tjetër është që PDK-ja të përfshihet në qeverisje aktuale madje ta merr edhe udhëheqjen e qeverisë e që pastaj LDK-ja ta merr pozitën e presidentit”, ka thënë Demhasaj.

Të ngjashme