Doris Pack: Ndarja e Kosovës mund të ishte fillimi i përpjekjeve për të ndryshuar kufijtë në Ballka

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Doris Pack, ish-raportuese e Parlamentit Evropian për Bosnjë dhe Hercegovinë ka thënë se ndarja e Kosovës mund të ishte fillimi i përpjekjeve të mëtejshme për të ndryshuar kufijtë në Ballkan.

Ajo në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka thënë se me ndarje asnjë problem nuk do të zgjidhej.

E pyetur se a e sheh presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dikë i cili ka mbrojtje në BE, i cili ka shprehur gatishmërinë për t`’i vënë pikë problemit të Kosovës, Pack ka theksuar se është e vërtet që kreu i shtetit serb dëshiron ta përfundojë këtë çështje, transmeton Klan Kosova.

“Ai ishte një herë një politikan i ri, i afërt me ata që kanë instaluar regjimin e aparteidit në Kosovë, e cila përfundimisht çoi në pavarësinë. Prandaj, ai që mund të bëjë më mirë se kushdo tjetër për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kjo situatë, është e vështirë për të dyja palët. I uroj atij sukses”, ka shtuar ajo, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme