Dr. Fakir Spahiu i bashkohet PDK-së dhe “vizionit të Kadri Veselit si kryeministër”

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar sot se vizionit të tij për qeverisjen e ardhshme anti-korrupsion i është bashkuar edhe Dr. Fakir Spahiu.

“Për mua është një kënaqësi dhe krenari që profesionistë të shquar si Dr. Fakir Spahiu i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë dëshmon se partia jonë ka jo vetëm vizionin e duhur për Kosovën por edhe ka kuadrot më të mirë për ta vënë në jetë këtë vizion”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, po ashtu ka thënë se lufta kundër korrupsionit e nisur dy vite më parë në sektorin e shëndetësisë është dëshmi se me kuadro të reja si ministri Uran Ismaili dhe shumë doktorë e profile tjera që i janë bashkuar PDK-së, do të arrijë reformat e duhura për të krijuar mundësi dhe perspektivë për rininë.

“Dr. Spahiu është një doktor me shumë përvojë dhe reputacion. Ai i ka parë nga afër reformat që ministri ynë i shëndetësisë ka ndërmarrë për ti prerë udhën abuzimeve dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve. Prandaj ai beson në vendosmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme