Drecun: Ndërprerja e dialogut rrezikon destabilizimin e rajonit

Prishtinë | 11 Mar 2017 | 13:55 | Nga

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se bllokimi i mundshëm i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës do të mund ta destabilizonte rajonin.

Ai ka thënë se rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, për bllokimin e dialogut deri në lirimin e Ramush Haradinajt do të mund të shkaktonte probleme në Ballkanin Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Për miratimin e kësaj rezolute gjatë ditës së djeshme reagoi edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaqek e cila kërkoi vazhdimin e dialogut me çdo kusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme