Drecun: Nëse Amerika këmbëngul në moratorium, Kosova s’do ta humbasë betejën

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi se rezultati i dialogut teknik në Bruksel, i cili po mbahet edhe sot, varet nëse takimi i tretë organizohet së shpejti.

Bisedimet që janë mbajtur në Bruksel që nga dje janë përgatitore për takimin e tretë, por rezultati i tyre varet nga fakti nëse do të ketë takim, sepse nëse nuk arrihet përparim, do të ishte e kotë të caktohej një takim i tillë për të paktën një çështje tha ai për TV PINK, transmeton Klankosova.tv

Ai deklaroi se Departamenti i Shtetit, me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, tha se inkurajoi të dyja palët të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjes, me theks në moratoriumin që lidhet me çështjen e statusit.

Drecun theksoi se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vlerësojnë se shkelja e moratoriumit do të ndikonte në zgjidhjen e çështjeve teknike.

Lidhur me mundësinë që Kosova të rifillojë lobimin për hyrje në Këshillin e Evropës, Interpol ose UNESCO, Drecun thotë se Kosova nuk i plotëson kushtet për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës, dhe se ata nuk kanë standarde të mjaftueshme për të respektuar të drejtat e njeriut.

” E gjitha varet nga Shtetet e Bashkuara dhe nga ajo nëse vende të fuqishme si Shtetet e Bashkuara, Gjermania ose Turqia qëndrojnë prapa Prishtinës”, tha Drecun, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në një moratorium, unë nuk besoj se Prishtina do të bëjë një sulm dhe do të fillojë diçka që është një betejë e humbur paraprakisht,” tha ai.

Të ngjashme