Pa Sali Berishën nuk ka rrezik për bashkim Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 13:52 | Nga

Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se me largimin e Sali Berishës nga pushteti ka pushur edhe rreziku real për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

Drecun ka deklaruar në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik se tani thirrjet për bashkim të shqiptarëve nën një shtet janë kërcënime të thata.

“Epoka e artë e tentimeve të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë janë zhdukur kur Sali Berisha u largua nga pushteti. Dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës ka ndryshuar situatën në mënyrë domethënëse në favor të Beogradit”, thotë Drecun.

“Tani Serbia nuk do të pranonte kurrë diçka të tillë. Në anën tjetër, ekziston një pyetje nëse Shqipëria, si anëtare e NATO-s, me forcë do të provonte të ndryshonte kufijtë territorialë, përkundër faktit se Tirana e ka njohur Kosovën si shtet”.

“Por, besoj se kjo lëvizje do të ishte politikisht e rrezikshme për Shqipërinë, sepse diçka e tillë do të sillte shumë dëme dhe asnjë benefit të vetëm”.

Deklarime të tilla të Drecun vijën pas pohimeve të ish-udhëheqësit të Agjencisë Serbe Ushtarake (VBA), Momir Stojanoviq, i cili deklaroi për Sptunik se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u thonë kosovarëve që të ngritin çështjen e Bashkimit Kombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme