Drecun pret sivjet marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

“Nëse nuk arrihet kompromisi, së shpejti do të kemi krijimin e ‘Shqipërisë së madhe”, ka thënë Drecun.

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën i Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë sot se rrethanat ndërkombëtare të krijuara rishtas tregonnë se sivjet mund të pritet arritja e marrëveshjes me kompromis ndërmjet Beogradit e Prishtinës, gjë që, sipas tij, do të pengonte krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Mendoj se ekziston mundësia që ky vit të jetë vendimtar në kuptimin që të arrihet zgjidhja me kompromis e problemit të Kosovës në kuptimin që të mos i kemi kufijtë e ‘Shqipërisë së madhe’ në maje të Kopaonikut, përkatësisht në Jarinë. Mendoj se është e mundur”, i ka thënë Drecun Radiotelevizionit të Serbisë.

Fakti se BE-ja do të mbajë zgjedhje nuk paraqet pengesë për Drecunin, “pasi që pas këtij tentimi për zgjidhje qëndrojnë ShBA-të, të cilat nuk do t’ia lejonin vetes luksin që iniciative e presidentit (të ShBA-ve Donald) Trump të kalojë pa rezultate”, njoftojnë mediet serbe.

“Nëse nuk arrihet kompromisi, së shpejti do të kemi krijimin e ‘Shqipërisë së madhe”, ka thënë Drecun.

Sipas tij, Serbia duhet të kuptojë se ky është moment vendimtar dhe se Serbia nuk bën të bëjë gabime historike si ato që janë bërë në periudhat e kaluara.

Duke folur për vizitën e ardhshme të kryetarit të Rusisë Putin në Serbi, ai ka thënë se për Serbinë është e rëndësishme mbështetja e Rusisë dhe se do të bisedohet për hapa të cilët do të ndërmerren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme