Drecun i zhgënjyer me deklaratën e ministrit amerikan për Kosovën

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 13:47 | Nga

I ashtuquajturi “kryetar i këshillit të Kuvendit serb për Kosovën” Milovan Drecun thotë se e brengosë deklarata e ministrit të ri amerikan të mbrojtjes, James Mattis, se tema mbi njohjen e Kosovës do të aktualizohet edhe para anëtarësimit të Serbisë në BE.

“A do të thotë kjo se administrata e Trumpit do të heqë dorë nga qëndrimi i gjertanishëm amerikan që mos të bëhet presion dhe që mos të kërkohet nga Serbia që ta njohë Kosovën. Nëse kështu zhvillohen ngjarjet, a do të ishte ky një trend negativ?”, pyetet Drecun.

Ai thotë se, duke gjykuar deklaratat e zyrtarëve të posa emëruar, administrata e Trumpit është duke e vazhduar politikën e administratës së kaluar sa i përket çështjes së Kosovës, duke pretenduar se disa kanë pasur pritje joreale, dhe se për ShBA-të, pavarësia e Kosovës është çështje e kryer.

Duke komentuar deklaratën e sekretarit të ri të mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, i cili ka deklaruar se duhet të formohen Forcat e armatosura të Kosovës, Drecun ka thënë se nuk është mirë që është përmendur sepse në këtë drejtim duhet të ndërrohet Kushtetuta.

“Duket se do të kërkohet zgjidhje që të evitohet pengesa në Kuvendin e Kosovës për formimin e Forcave të armatosura, dhe se kjo pengesë është kundërshtimi i “popullit serb”.

“Kjo assesi nuk është mirë”, ka thënë Dreçun, shkruan gazetametro.net.

Ai shton se ende duhet të pritet të shihet se cilat qëndrime do të merr administrata e re amerikane për çështjen e regjionit, por deklarata e parë zyrtare sa i përket Kosovës tregon se disa kanë pasur shpresa joreale, dhe se administrata e Trump-it është duke e vazhduar politikën e administratës së kaluar.

“Këtu do të kemi vazhdimësi, që do të thotë se pavarësia e Kosovës për ta është çështje e kryer dhe se edhe më tutje do ta trajtojnë Kosovën si shtet”, ka thënë Drecun për RTS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme