Drejtoresha e USAID-it i kërkon Qeverisë ligje për të drejtën e pronës

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 16:35 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka kërkuar që të ketë fuqizim të ligjeve në Kosovë, të cilat e rregullojnë të drejtën e pronës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Mango ka folur në prezantimin e projektit: “Të Drejtat pronësore në Kosovë –  Të arriturat, rezultatet dhe leksionet e mësuara”.   

Sipas këtij projekti, rezultatet e fundit kanë treguar një rritje të numrit të grave që marrin trashëgiminë e merituar. Studimi i përfunduar në mars të vitit 2018 tregon se në shoqërinë kosovare po vazhdojnë trendët pozitive lidhur me të drejtat pronësore të grave.

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Mango, ka treguar për hisotritë e saj përonën.

 “Është kënaqësi që bashkëngjitëm sot. Ne jemi krenar për arritjet e projektit. E keni bere një pune të madhe për këtë falënderoj ekipin dhe partnerët tonë qeveritar. Isha me bashkëshortin tim ku shikonim vend afër shkollës për arsye që të ishte më lehtë për fëmijët tonë, ai më dëgjojë mua por nuk ndikoi aspak. Unë kam qenë ajo që i dhashë depozitë, unë e nënshkrova kontratën dhe të gjitha gjërat i bëra unë”, tha Mango.

Ajo u bëri thirrje institucioneve kosovare për fuqizim të Ligjit mbi Pronësinë, teksa inkurajojë gratë për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Çdo grua në Kosovë të ketë përvojën time që e kisha me bashkëshortin tim. Kur njerëzit blejnë pronë mund të rrite pasurinë e Individit dhe zhvillimin ekonomik. Si grua duhet të jetë në gjendje të blejë. Kam një kërkesë për qeverinë e cila ishte një  instrument për rregullimin e ligjit të pronësisë. Kërkoj ministrit Tahiri që të vazhdojë të na përkrah se edhe ne do të mundohemi ti ndihmojmë Kosovën”, u shpreh Mango, raporton EO.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me iniciativën e ministrisë ai drejton ka hyrë në fuqi implementimi i pakos së ligjeve për të drejtat pronësore.

“Zotimi ynë për implementimin e strategjisë për të drejtat pronësore ku me Iniciativën tonë ka hy qeveri pakoja e ligjeve për të drejtat pronësore përfshirë Ligjin për Trashëgimi, Ligjin për Noterim dhe Ligjin për Depozit. Kjo ka treguar angazhimin dhe përkushtimin tonë. Njëkohësisht edhe falënderoj SHBA për shpenzim të taksave të amerikaneve për Kosovën. Pa dyshim do të vazhdojmë edhe më tutje angazhimin tonë në implementimin e kësaj strategjie”, tha Tahiri.

Sipas tij, janë edhe dy ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me pronën. Ai u zotua edhe për bashkëpunim të fuqishëm me USAID-in.

“Tash kemi 2 projekt ligje të rëndësishme të cilat janë Ligji për tokën ndërtimore dhe ligjin për statusin e pronës së privatizuar ku njëri prej tyre do të zgjasë debat të madh por jam i angazhuar që ta përmbyllë këtë proces. Po ashtu ky projekt na tregon një rrugë me të qartë drejtë Kodit Civil të Kosovës dhe drejtësisë komerciale. Zotohem që ministria e drejtësisë do të vazhdoje të jetë partneri i fuqishëm i USAID”, u shpreh Tahiri.

Programin e USAID-it e ka lavdëruatr edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci. Ai bëri të ditur se qytetarëve për kohë më shkurtër po u ipet drejtësia për trajnimin e lëndëve në gjykata.

“Qeveria dhe ministritë tjera kishim mundësi të përfitojnë nga kjo nismë që na ndihmojë të krijojmë me shume siguri juridike. Duke marrë parasysh sfidat konsideroj se projekti i USAID për të drejtat pronësore në adresimin e ndërmarrjeve adekuate. Ky projekt ka shumë të arritura. Është e rëndësishme të theksohet se ky program ka arritur për vetëm 15 muaj koha mesatare e përfundimit të një lënde në gjykata ka ra nga 1 mijë e 289 ditë në 920 ditë pra për një kohë të shkurtë qytetarëve iu ofrua drejtësi për një vit më pak. Të dhënat e analizave të bëra para dhe pas intervenimit të USAID, janë argument që gjyqësori kishte përfituar nga USAID për të zhvilluar sundimin e ligjit”, tha Peci.

Në këtë ngjarje u paraqiten arritjet, rezultatet dhe mësimet e nxjerra në lidhje me katër objektivat e projektit, përmirësimin e kornizës ligjore që rregullon të drejtat pronësore, mundësinë e gjykatave që të gjykojë më efektivisht rastet pronësore, përkrahjen e të drejtave të barabarta pronësore të grave dhe ndihmën për komunat që përmirësojnë shërbimet e tyre për qytetarët.

Të ngjashme