Drejtori i Akademisë Diplomatike të Vjenës krahason Thaçin me Nixonin

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 19:33 | Nga

Drejtori i Akademisë Diplomatike të Vjenës, Emil Brix, duke folur në promovimin e
librit biografik “New State, modern Statesman”, ka thënë se në këtë libër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi krahasohet me shumë personalitete botërore.

“Në libër Thaçi krahasohet me Georg Washington, unë pajtohem. Krahason me Winston Churchill, pajtohem. Por, autorët është dashur të krahasojnë presidentin Thaçi me presidentin e SHBA-së, Richard Nixon, i cili zhvillojë bisedime me armikun më të madh të Amerikës, me Kinën”, ka thënë Brix.

Në këtë promovim, kanë marrë pjesë shumë diplomat, përfaqësues shtetëror të Austrisë, ambasadori, Albert Rohan, ambasadori, Wolfgang Petrisch, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të ngjashme