Drejtori gjeneral i RTK demanton me fakte deputetët e VV që thanë se RTK nuk ka pasur auditim

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka publikuar sonte dëshmi që konfirmojnë se Auditori i Pavarur Gjeneral ka kryer auditim të televizionit publik.

Ky reagim i tij me fakte vjen disa ditë pasi disa deputetë të VV-së në Kuvend hodhën akuza se televizioni publik nuk ka pasur auditim.

Koalicioni aktual qeverisës i udhëhequr nga Vetëvendosje dhe kreu i saj Albin Kurti tashmë kanë iniciuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK si vazhdimësi e shkarkimeve të bordeve të institucioneve të pavarura.

Më poshtë dëshmitë e Kastratit:

A e ka lejuar apo jo RTK auditorin e pergjithshem te auditoj RTK-ne!
Pergjigjja eshte Po!!!
Ky Draft Raport i zyres se Auditorit te Pergjithshem duhet te jete ne zyrat e Komisionit per Buxhet dhe Transfere, por pse nuk eshte publikuar nuk eshte faji i jone!

Une po ju jap fakte e ju vleresoni:

1.Diten qe e kam marre poziten e Drejtorit te RTK-se me ka ardhur emaili nga Zyra e Auditorit Kombetar, se bashku me raportin prej 25 faqesh.
2.Kam qene ne komunikim te vazhdueshem me Zyren e Auditorit qe nga dita e pare e ardhjes time ne pozite, dhe jam shprehur i gatshem per cfare do auditimi!
3.Ne procesverbalet e Kuvendit te Kosoves, mund te gjeni fjalimet e mia para komisioneve pergjegjese per gatishmerine time por edhe te Bordit per cfaredo auditimi!
4.Ne procesverbale po ashtu gjeni pergjigjen e Auditorit te pergjithshem para deputeteve, pse nuk po e auditon RTK-ne.

Gjeni te bashkangjitura deshmite:

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.

Të ngjashme