Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim i KE-së viziton Kosovën

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 08:37 | Nga

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, viziton sot Kosovën, ku gjatë kësaj vizite do të takohet me liderë shtetërorë e përfaqësues të partive politike në vend.

Ai gjatë ditës së do të takojë kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Danielsson do të zhvillojë një takim edhe me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, atë të Ministrisë së Financave Bedri Hamza, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Ndërsa bashkë me kryeministrin Haradinaj do të lansojnë programin për reforma ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme