Drejtori i AKI-së s’ka kohë, deputetët s’mund ta pyesin për çështjet që iu interesojnë

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 11:21 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashi ndonëse erdhi për të raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, nuk pati kohë të iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, pas mbledhjes së Komisionit tha se ndonëse kishin shumë pyetje për shkak të angazhimeve të Gashit, u morën vesh që të mbajnë edhe një takim tjetër.

“Ishte një prej takimeve me drejtorin në suaza të rregullta që vjen raporton Komisionit. Raportimi ishte në përgjithësi për sigurinë në vend, por sot për mediet tuja ka rënësi të ceket që drejtori kishte angazhime të tjera dhe ne vlerësuam që ta mbajmë një takim shtesë dhe prandaj kjo nuk ishte e gjitha. Kështu që pas takimit tjetër do të japim një raportim më të rëndësishëm”.

Ai ka përmendur temat të cilat do t’i diskutojnë me drejtorin Gashi kur ai do të vijë sërish për raportim, raporton EO.

“Ka çështje shumë të rëndësishëm që na interesojnë d.m.th siguria në vend, cenimi kryesor që vjen nga Serbia gjithashtu prej strukturave që operojnë prej vendeve jo mike, një çështje që do ta ngris është edhe rasti i Gylenistëve sidomos pas raportit Këshillit të të Drejtave të Njeriut që ka dal me një raport shumë të keq për vendin tonë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme