Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së: Shkarkimi i bordit precedent i rrezikshëm

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Pas shkarkimit të bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati.

Ai këtë vendim e ka quajtur precedent të rrezikshëm për të ardhmen e RTK-së.

Kastrati ka falënderuar anëtarët e shkarkuar për punë e tyre duke kundërshtuar këtë shkarkim.

Postimi i plotë në Facebook.

Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik.


Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!


Por një gjë është e sigurtë që:


1. Auditim ka pasur në RTK
2. Raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur.
3. Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi.
Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave.
Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, PO!
Nënshtrim dhe përulje JO!

Të ngjashme