Drejtori që u emërua në Bordin e “Infrakosit”, mban edhe 5 pozita të tjera të punës

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dërmaku, është emëruar drejtor Bordi i “Infrakos”, ky emërim vjen nga miku i tij i studimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Gazeta Metro raporton se Artan Dërmaku, përveç punës së re që ka tani, ai mban edhe 5 pozita të tjera të punës si profesor.

Nga viti 2007, Arta Dërmaku është i punësuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Teknik si asistent profesor i rregullt.

Nga viti 2013, anëtari i VV-së është punësuar në Universitetin e Gjilanit, edhe këtu si profesor i rregullt.

Nga vitit 2014, Dërmaku  është punësuar në Universitetin e Prizrenit, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike si profesor i rregullt.

Artan Dërmaku ligjëron edhe në Kolegjet private, ai mban dy pozita si profesor, njërën në Kolegjin AAB e tjetrën në Kolegjin Iliria.

Kujtojmë se Arton Dërmaku nga kryeministri në detyrë quhet si ‘mik i studimeve’, ai e ka emëruar atë në Bordin e ‘Infrakosit’ për ta çkapur korrupsionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme