Drenica ia bllokon rrugën Vuçiqit, s’mund të vijë pa kërkuar falje për krimet

Skenderaj | 09 Sht 2018 | 13:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qindra qytetarë nga Drenica, të ftuar nga shoqatat e luftës, qysh në mëngjes kanë bllokuar rrugët që të qojnë në Banjë të komunës së Skenderajt, fshat të cilin kishte planifikuar ta vizitonte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ish-veteranë të UÇK-së, përfaqësues politikë dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, në pikën e njohur si Vojtesh, ku kanë bllokuar rrugën kryesore.

Atyre iu është bashkuar dhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i cili tha se presidenti serb nuk duhet të vijë përderisa nuk kërkon falje për krimet e kryera.

“Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur, janë 128 persona të zhdukur nga komuna jonë, kështu që me plotë të drejtë po e kundërshtojmë vizitën e tij. Vizita e tij është një provokim dhe ringjallje e viteve të 98-ta dhe 99-ta”, tha Jashari.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Vuçiqi kishte në agjendë edhe një vizitë në fshatin Banjskë, ku jetojnë disa banorë të komunitetit serb.

Shoqatat e dala nga ish-strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kjo komunë, kanë ftuar qytetarët që të dalin në rrugë që nga orët e mëngjesit, për t’i pamundësuar Vuçiqit të shkojë në fshatin Banjë.

“Duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni, por duhet t’ju ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme”, thuhej në ftesën për protestë të këtyre shoqatave.

“Ta ndalojmë Vuçiqin që mos të shkelë në tokën e Drenicës”, thuhej në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Nisur nga kjo ftesë, qytetarët kanë bllokuar rrugën, duke vënë pengesa të ndryshme për të pamundësuar qarkullimin.

Thirrjeve për protestë u janë bashkuar asamblistë dhe përfaqësues të tjerë politikë nga kjo komunë.

Gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës është parë në këtë pjesë, në përpjekje të ruajtjes së qetësisë dhe sigurisë.

 Image may contain: 9 people, sky and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

Image may contain: 7 people, people standing and outdoor

Image may contain: fire and outdoor

Të ngjashme