Dreshaj: 20 mijë vaksina, si një pikë uji në det – Vitia të bashkëpunojë me pararendësit e tij

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, tha se duhet të sigurohen doza të tjera të vaksinës kundër virusit Covid-19. Ai po ashtu i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të bashkëpunojë me pararendësit e tij për menaxhimin e pandemisë,raporton Ekonomia Online.

Dreshaj, ka thënë se Qeveria duhet të shfrytëzojë rrugët zyrtare për të arritur te vendet mike për të kërkuar ndihmë me vaksinat, ose të shfrytëzojë personat publik me ndikim nga ato vende.

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë, në kohën ku 15 mijë vet janë vaksinuar jashtë vendit, ku mbi 15 mijë qytetarë shkuan drejtë Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë që në afat sa më të shkurt të sigurohet vaksina. Të bëhet publik planin për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimi i vaksinës. S’ka kuptim të hezitohet. S’ka logjik që njerëzit të hezitojnë për të marr vaksina. I rekomandojmë Qeverisë që të hapen bisedimet me vendet mike. Rekomandojmë që Vitia t’i bashkërendis forcat me ministrat paraprak të bashkëpunojnë më menaxhimin e situatës”, u shpreh Dreshaj në një konferencë për medie.

Tutje, ai tha se nuk ka kuptim mbyllja e gastronomisë kur jemi të rrethuar me vende që nuk janë të mbyllura.

“Realisht në kohën kur kemi një lëvizje kaq të lirë me vende që kanë rritje të rasteve, s’ka kuptim mbyllja e gastronomisë”, u shpreh ai.

“Ky hezitim ka ndodhë gjithkund, 20 mijë vaksina janë një pikë ujë në det. Unë mendoj që nuk është bërë bashkimi i forcave për promovimin e vaksinës”, tha ai.

Po ashtu, Iliriana Gafurri, anëtare e Kryesisë së AAK-së, kërkoi që të ketë transparencë në planin për vaksinim.

“Kemi kërkesë që të ketë transparencë në planin e vaksinimit. Kemi ankesa për dozat e pakta të shpërndara për vaksinim. Pritet që të sigurohet që të mos shkojë dëm doza e parë, brenda 60 ditë të kemi sigurimin e vaksinës”, u shpreh ajo.

Të ngjashme