Dreshaj: Istogu mbetet bastion i Ibrahim Rugovës, veç është ndërruar udhëheqja e keqe

Istog | 17 Dhj 2017 | 21:07 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i ri i Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, është shfaqur i gëzuar para përkrahësve të tij, të cilët kanë nisur festën menjëherë pas shpalljes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që e nxjerrin atë fitues, me 52 vota diferencë para Haki Rugovës të LDK-së.

Në një prononcim për gazetarët, Dreshaj tha se do ta mund Haki Rugovën, edhe nëse zgjedhjet mbahen për çdo javë.

“Prej sotit jam i qytetarëve të Istogut, kërkoj që qytetarët të ndihen veten të lirë”, u shpreh Dreshaj.

“Sot po vjen një Istog i ri”, u shpreh Dreshaj,

Ai tha se Istogu do të mbetet bastion i Ibrahim Rugovës, veç është ndërruar udhëheqësia e keqe..

Kryetari i zgjedhur, gjithnjë nëse nuk ndryshon rezultat, foli për përpjekje për manipulime nga ana e LDK-së gjatë ditës së sotme.

Ai akuzoi LDK-së se kanë vjedhur vota dhe janë munduar të mashtrojnë madje edhe Policinë. “Ndërrimi i policisë ka qenë shumë i qëlluar. E falënderoj shtetin që e ka bërë një gjë të tillë. E kam ditë që kanë ba gjithçka që janë në gjendje që me shti konflikt”.

Ai iu bëri thirrje të gjithë simpatizantëve të Aleancës që mos të bien pre e provokimeve të ndryshme nga taborri i LDK-së.

Lexo më shumë:

Të ngjashme