Dreshaj sërish kërkon që pensionistët e viteve 90-ta t’i gëzojnë të drejtat varësisht sa kanë punuar

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar sërish që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë gjithë pensionistët, pavarësisht se sa vite kanë punuar, raporton Ekonomia Online.

Ai edhe në seancë ka paraqitur para deputetëve arsyetimin e nismës së AAK-së për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Sipas tij, këtë ligj VV e përkrhaet deri sa ishte në pozitë kurse tash po arsyetohet me mungesë të fondeve.

“Kërkohet stazhi 15 vjeçar. Ky ligj ka bërë diskriminime të mëdha brenda punonjësve të Kosovës. Bëhet fjalë për largimin e kriterit prej 15 vjetësh”.

“Kur VV-ja ishte në opozitë e ka mbështetur këtë ligj ndërsa sot mungoi vullneti politik. Kemi propozuar që të modifikohet ligji që të largohet kriteri 15 vjeçar”.

“Sillej rreth mungesës së fondeve. Ky ligj pritet që të vije me 25 nëntor. Si mund të sigurohen paratë për një muaj derisa sot nuk janë. Argument është forca në parlament”.

Të ngjashme