Dritan Abazoviqi i shkruan letër Albin Kurtit

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurtit.

Letra është publikuar nga Zyra e Kryeministrit. Në urim, Abazoviqi ka thënë se e ka besimin e plotë që përvoja personale dhe politike e Kurtit do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Ai ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Kosovës.

Më poshtë gjeni letrën e plotë:

Të ngjashme