Driton Selmanaj dhe Hatim Baxhaku, kandidatë për Prizren

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 20:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur të mërkurën pasdite, ka diskutuar lidhur me emra e kandidatëve për kryetar të komunave të Prishtinës dhe Prizrenit, në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes se për Prizren janë propozuar disa emra dhe se më së shumti përafrim ka për Hatim Baxhakun dhe Driton Selmanajn, raporton Ekonomia Online.

Mustafa tha se takimi i sotëm ishte konsultativ dhe se ditëve në vazhdim pritet të dalin me kandidatin për Prizren.

Kryetari i Degës së LDK-së, Haxhi Avdyli, duket se e përkrah kandidaturën e Baxhakut.

Ndërkohë, LDK-ja ka vazhduar edhe sot nuk ka vendosur për kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Zyrtarët e LDK-së nuk kanë dashur të përmendin emra, por Ekonomia Online merr vesh se kandidatët më potencialë janë Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Arban Abrashi.

LDK, javën e kaluar, zyrtarizoi kandidatët në komunat të cilat aktualisht udhëheq.

Deri më tani, për kreun e Prishtinës është zyrtarizuar vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje; kurse Partia Demokratike pritet të garojë me kryetarin e Degës – Lirak Çelaj.

Të gjitha partitë duhet t’i dorëzojnë emrat e kandidatëve në KQZ deri më 22 gusht.

Të ngjashme