Driton Selmanaj: Heqja e taksës është kërkesë e Amerikës dhe duhet ta respektojmë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 17:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka thënë se heqja e taksës është kërkesë e SHBA-së dhe duhet të respektohet, raporton Ekonomia Online.

“Është për çudi që kur e keni vendosur taksën nuk e keni pyetur kuvendin. Vendosja e taksës ka qenë aksidentale. Në kohën kur  është vendosur taksa,  PDK i mori meritat por,  pas dy muajve kërkoi të hiqet. Pse të hiqet taksa pas dy muajve. Çfarë rezultate dha kjo taksë. Në anën tjetër e kemi AAK që ide nuk kishte përse u vendos, por, më vonë kur u popullua kjo taksë, nuk e hoqi taksën. Heqja e taksës është kërkesë e Amerikës dhe duhet ta respekopjmë dhe të vendosim heqjen e saj.”, ka theksuar ai.

Selmanaj është shprehur se të gjitha meritat që i ka Kosova janë falë Amerikës.

“Edhe njohjet janë falë saj jo për punën tonë. Anëtarësimi në organizata rë mdryshme do të bëhet kur thotë Amerika”, ka thënë Selmanaj.

Të ngjashme