Driton Selmanaj takohet me ambasadorin e Norvegjisë

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondhal, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në Kosovë si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve.

Me këtë rast, Selmanaj informoi ambasadorin norvegjez për zhvillimet politike në vend, prioritetet e zyrës së tij dhe angazhimin në luftimin e korrupsionit, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e integrimeve evropiane, si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij takimi, Selmanaj falënderoi ambasadorin Jens Erik Grøndhal dhe Norvegjinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit Norvegjez ndaj Republikës së Kosovës.

Të ngjashme