Driton Selmanaj tregon pse i ndërruan vendet me zëvendëskryeministren Balaj-Halimi

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka shpjeguar në emisionin Pressing në T7 pse ai dhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi, ndërruan vendet e tyre në të dyja mbledhjet e Qeverisë.

Ky ndërrim i karrigeve u vërejt dhe u bë lajm në medie.

Kështu e komenton Selmanaj këtë ndërrim të karrigeve në kabinetin qeveritar.

‘’Nuk e shoh si lajm nuk ndodhi asgjë fillimisht u ulë zonja zëvendëskryeministre aty dhe më tepër ishte çështje respekti reciprok. Për shkak të çështjeve praktike funksionale ndërruam vendet’’, thotë ai.

‘’Ndodhi më shumë për shkaqe kurtuazie’’, shpjegon ai

Të ngjashme