Dualizmat në qeverisjen e veriorëve

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Sistem hibrid institucional është betonuar në katër komunat veriore, të cilat popullohen me shumicë serbe.

Komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok paraqesin bastionet e fundit të Serbisë brenda Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Rezistenca e kryetarëve, të cilët prej vitit 2013 zgjidhen sipas ligjeve të Kosovës, por i raportojnë Beogradit, po e mban peng integrimin e plotë të organeve lokale.

Vetëqeverisja lokale vazhdon të funksionojë me ligje të Serbisë, ligje të Kosovës, e herë pas here edhe me rregullore të UNMIK-ut. Dualizmat në qeverisje kanë bërë që funksionalizimi i organeve lokale të shoqërohet me shumë ngecje, paqartësi e mungesë transparence.

Derisa për veriorët nyja e zgjidhjes së problemeve është themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, në jug ka shqetësime nga rreziku i krijimit të një pushteti të mesëm, i cili do ta sfidonte rendin kushtetues.

Të ngjashme