Duda Balje formon parti të re

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Duda Balje e cila ka fituar sërish postin e deputetes në zgjedhjet e 6 tetorit, ka njoftuar se ka formuar parti të re. Bashkimi Social Demokratik (SDU) është emri që i ka vënë partisë.

Balje përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia e re përbëhet nga një numër i madh njerëzish që kanë qëllim të përbashkët për të dhënë diçka ndryshe në skenën tonë politike

“Sdu është një parti e atyre që jetojnë nga puna, dituria”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Duda Balje më datë 9 nëntor kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në Partinë Demokratike të Boshnjakëve-koalicioni VAKAT.

Poštovani, Obaveštavamo vas o početku funkcionisanja novoregistrovanog političkog subjekta – Socijaldemokratske unije…

Gepostet von Duda Balje am Dienstag, 14. Januar 2020



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme