Duda Balje i kundërpërgjigjet Numan Baliqit: Është i paguar nga Lista Serbe

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunutetin boshnjak në Kosovë duke i akuzuar se baballarët e tyre i kanë punuar me pushtetin serb.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Duda Balje. Balje ka thënë se Baliq është paguar nga Lista Serbe.

Postimi i plotë i Duda Balje:

Numan Baliq, njeriu me moralin më të ult, politikisht i hargjuar, i mllefosur në sistem shtetëror kurse i inspiruar dhe paguar nga ata që në zgjedhjet e fundit i përkrahi pohon një mori gënjeshtrash të rënda për babain e dikujt. Si të qëndroj indiferente e mos të reagoi dhe të sqaroi disa çështje!

Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit.

Të gjithë ata kanë marr ” obligimet e punës” dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgadisin dhe transportojn ushqim… Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndar bukë nepër qytet. Të keqpërdorësh sot mobilizimin e dhunshëm të atyre që nuk kishin forcë e ishin të vegjël nga ana e të fuqishmit është e paftyrë dhe keqdashje.

Kjo do të ishte njësojë sikur ti gjykosh ata të cilët nën kêrcnimin e të fortit është dashur ti lëshojn vatrat e tyre shekullor. Veçanarisht është e papërfillshme kur kjo bëhet me qëllim të përfitimit të poenave të vegjël politik.

I ftoj të gjitha institucionet tona: Organizaten e veteranve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai im ka bërë çfardo veprimi. Kurse nga ti Numan kërkoj përgjegjëje në disa pyetje: Si ke shpërndar armë dhe pse i ke paguar? Pse ju dorëzove Listat organeve nga të cilat dorëzime shumë njerzë përfunduan në burg? Ku ke qenë dhe çfarë ke bërë nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999?

Ty Numan i cili je i njohur botërisht si inatqor i boshnjakve të rrethit të Prizrenit dhe Dragashit të këshilloi të mirresh me vetveten dhe me faktin çfarë prindi i fëmijve tuaj je. Besoj që së shpejti e din për këtë, që do të aktivizohen edhe dy aktakuza ndaj teje për shkakë të dhunës seksuale ndaj të miturave.

Ti dikujt ti gjykosh, ti i cili paguhesh nga ata të cilët nuk ja mendojn të miren shtetit tone!? Sjellja jote dhe kjo forme histerike më shumë flet për ty se sa për ata të cilët vazhdimisht i fyen dhe sulmon. Kurse për të gjitha të pavërtetat për anëtarët e familjes time së shpejti do të ballafqohemi në gjykatë. Edhe pse kjo për ty asgjë nuk do të thot, sepse shume shpesh je nepër gjykata për arsye të shumta kriminale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme