Duda Balje kërkon hapjen e një zyreje ndërlidhëse në Sarajevë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti hapjen e zyre ndërlidhëse të Kosovës në Sarajevë.

Balje përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar që kërkesa e tyre për hapjen e zyrës ndërlidhëse është e një rëndësie të veçantë, e cila sipas saj do të zgjedh probleme të shumta të këtij komuniteti.

“Kërkesë për hapjen e një misioni të posaçëm, zyre ndërlidhëse në Sarajevë…I nderuari kryeministër Hoti, e nderuara ministre Meliza. Lidhur me këtë insistojmë sepse është me rëndësi të veçantë dhe do të zgjedh probleme të shumta ditore. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë shtete mike andaj edhe ne të bëjmë këtë hap”, ka shkruar Balje.

Të ngjashme