Duda Balje në Kuvend, Adrijana Hoxhiq mbetet jashtë

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

KQZ sot ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Pas Aktgjykimit të Supremes, Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq nuk ka fituar mandat në Kuvend dhe një deputet i është hequr Iniciativës Rome parti këto që kishin fituar vota për komunitetet e tyre me ndihmën e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe.

Në vend të Adrijana Hoxhiq në Kuvend është futur Duda Balje nga Unioni Social Demokrat.

Komunitetet pakicë pas certifikimit të rezultateve do të kenë këtë përbërje në Kuvend,

Lista Serbe ka 10 deputetë, Partia Demokratike Turke e Kosovës- 2 deputetë kurse  Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike e Kosovës, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Social Demokrat nga një deputet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme