Duda Balje tregon takimin privat me Kurtin: Nuk na përkrahu

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga pakicat, Duda Balje ka thënë se ka pasur një takim zyrtar dhe një privat në Prizren me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Ajo ka thënë se nuk kanë pasur përkrahje nga ai dhe se gabon nëse ua jep një ministri komunitetit serb.

E ftuar në Sytë 7, Balje ka thënë se Kurti nuk ka punuar mirë me deputetët që janë jashtë nga grupi multietnik.

“Me Kurtin kam pasë një takim zyrtar dhe privat në Prizren. Në këtë qytet jemi takuar me 10 deputetë njëherë bashkë, por Kurti ka vendosur të bëjë një politikë pak më ndryshe me neve. Ai ka provuar të bisedoj veç e veç me neve. Tash ne kemi një grup multietnik dhe tre deputetë jemi jashtë”, ka thënë ajo.

Tutje, Kryetarja e partisë më të re në Kosovë, Unioni Social Demokratike, ka thënë se nuk kanë pasur përkrahje nga pretendenti për kryeministër të ardhshem, dhe se ai gabon nëse ua jep një ministri komunitetit serb.

“Nuk kemi pasë përkrahje nga kryeministri i ardhshëm që ne të shkojmë ashtu bashkë dhe mendoj se s’ka punuar mirë me neve dhe ka gabuar me neve. Nëse bëhen 14 ministri shpresoj që njëra nuk do t’i jepet komunitetit serb, por neve 10 deputetëve”, shtoi ajo tutje.

Ndryshe, ajo ka thënë se me partinë e saj do të veprojnë kryesisht për interesat e boshnjakëve, dhe që Kosovës t’i vijë sa më shpejt një njohje nga Bosnje e Hercegovina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme