Dukagjin Popovci emërohet zëvendëzministër i Arsimit dhe Shkencës

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Lajmi është dhënë nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), organizata të cilën Popovci e ka drejtuar për shumë vite.

“Dje, më 5 prill 2021, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e z. Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim. Prej sot, z. Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, thuhet në njoftim.

KEC ka njoftuar se aktualisht U.D i drejtori i kësaj organizate është emëruar Petrit Tahiri.

Të ngjashme