“Durimi ka kufi”, çfarë po paralajmëron Behgjet Pacolli

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, në 10-vjetorin e fillimit të negociatave.

Pacolli ka thënë se BE-ja duhet që të pendohet që ende ka mbajtur të izoluar qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se Evropa duhet që të veprojë në këtë aspekt, pasi sipas tij durimi ka kufi.

“Sot 10 vite më parë #Kosova filloi dialogun për liberalizimin e vizave. BE-ja duhet të pendohet që (ende) ka mbajtur të izoluar popullsinë më të re dhe më pro-evropiane, pavarësisht nëse janë plotësuar kushtet apo jo. Evropa duhet të veproj!! Durimi ka kufi!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. 

Të ngjashme