Durmishi për aferën korruptive: Është situatë ndërmjet dy kompanive private, po mundohen ta lidhin me neve

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 08:23 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), Hysen Durmishi, ka folur për përgjimet e publikuara disa ditë më parë ku dyshohej për një aferë korruptive brenda ministrisë pjesë e së cilit është edhe ai, raporton Ekonomia Online.

Durmishi për Ekonomia Online ka thënë se bazuar në përgjimet e publikuara bëhet fjalë për dy kompanive private dhe se nuk ka zyrtarë të MMPHI-së të përfshirë në të.

“Kjo nuk ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ne jemi të fokusuar që të punojmë me përkushtim, edhe unë dhe ministri por edhe në përgjithësi Qeveria, që ne kemi ardhë në Qeveri duke e pasur në fokus kryesor luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Tash kjo situata e fundit e cila ka dalë në publik ka të bëjë me një situatë ndërmjet dy kompanive private që po mundohen ta lidhin me neve si staf politik. Krejt çka po mundohemi është që të ndërtojmë mekanizma të tilla në ministri që të mos lejohen këso elemente korruptive. Kudo që ka indikacione ose fakte që një gjë e tillë po ndodh, duhet të merren organet e drejtësisë në mënyrë që t’i dënojnë ata që keqpërdorin me paranë publike”, tha ai.

Por cili është raporti me shefin e tij, Liburn Aliu. Ai ka mohuar të ketë pasur përpaslje me ministrin Liburn Aliu. Tha se është shok që nga burgu i Serbisë.

“Raporti im me ministrin është raport jo vetëm raport ministër-zëvendësministër por është shumë më shumë se kaq sepse ne kemi një jetë që njihemi bashkë, jemi shok që nga burgu i Serbisë, kemi qenë bashkë në Komunën e Prishtinës dhe tash jemi bashkë edhe në Qeverinë e Kosovës. asnjë problem nuk e kemi mes vete, është tendencë e grupeve të caktuara që kanë interesa shumë të mëdha, sidomos në Ministrinë tonë që tentojnë të shkaktojnë situata të tilla”, tha tutje Durmishi.

Të ngjashme