Dushi i LDK-së: E paprecedentë që VV-ja e pranon vendimin e Kushtetueses vetëm nëse është në favor të saj

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Florian Dushi, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me deklaratat e bëra për vendimin që do ta marrë Gjykata Kushtetuese, raporton Gazeta Express.

Dushi ka shkruar në Facebook se Kushtetuesja ka trajtuar mjaft raste, e në mesin e tyre ka edhe nga ato që konsiderohen si të ndjeshme politike.

“LDK, gjithmonë, madje edhe kur kjo Gjykatë ka vendosur kundër liderëve të saj, përmes mendimeve e vendimeve për të cilat kishte mjaftë hapsirë për debat profesional, ka dhënë shembullin unik të respektimit të këtyre vendimeve pavarësisht interesave politike. LDK duke qenë parti shtetformuese dhe institucionaliste ka vlerësuar se për Republikën e Kosovës, si shtet i ri, madje edhe i mbikqyrur nga faktori ndërkombëtarë (një periudhë pas pavarësisë), është tejet me rëndësi që të ndërtojë një kulturë besimin e respekti ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj”, tha ai.

Dushi ka komentuar edhe deklaratat lidhur me vendimin që do të marrë kushtetuesja për dekretin e presidentit, duke thënë se LDK’ja do të respektojë secilin vendim të Gjykatës.

“Përndryshe, mosrespektimi i kësaj Gjykate dhe vendimeve të saj, sjellja eventuale në kundërshtim me vendimet e Gjykatës, paraqet qëndrim e sjellje të kundërt me synimet tona të proklamuara e të premtuara publikisht mbi ndërtimin e Kosovës si shtet të së drejtës!

Kështu, duke u nisur nga këto parime, LDK edhe sot, disa herë, guximshëm dhe qartë, ka deklaruar se do ta respektojë secilin vendim të Gjykatës Kushtetuese, ndryshe nga të tjera parti të cilat zhurmshëm kanë deklaruar se janë për shtetin e së drejtës, ndërsa sot deklarojnë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta pranojnë vetëm nëse është në favor të tyre, e paprecedent”, ka shkruar ai.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është institucion relativisht i ri. Si i tillë, ky institucion, deri më sot…

Gepostet von Florian Dushi am Dienstag, 19. Mai 2020

Të ngjashme