Dushi i LDK-së ka një kërkesë të veçantë për Albin Kurtin

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti për çështjen e mandatit për krijimin e qeverisë së re.

Dushi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se “Presidenti i Kosovës bënë mirë që letrën për mandatar t`ia lë Kurtit nën pragun e zyrës dhe ai ta marrë natën tinëz”.

Ndryshe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  ka nisur dy letra në adresë të Kurtit për takim, por që ishin refuzuar nga ana e Albin Kurtit.

Lideri i i VV të dielën  ka thënë se mandatarin për krijimin e qeverisë mund t`ia jap vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e jo presidenti i vendit.

Ky është postimi i plotë i Florian Dushit:

‘A bon me ta lon te pruga mandatin, e ti dil e merre natën, tinëz?’. ka shkruar Dushi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme