Dushi: Misioni i përbashkët i të gjitha partive ta shpallin fajtore LDK-në

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 14:14 | Nga

Zëvendësministri në detyre i Drejtësisë nga LDK-së, Florian Dushi, ka thënë se partia që i takon po konsiderohet fajtore edhe në pozitë edhe në opozitë.

Dushi duke iu përgjigjur Albin Kurtit përmes një statusi në Facebook ka thënë se misioni i përbashkët i të gjitha partive politike është që LDK-në ta bëjnë fajtore për të gjitha.

“Misioni i përbashkët! Me rëndësi është që LDK duhet të shpallet fajtori në çdo rrethanë. Ajo është me faj edhe kur qeverisë, edhe kur vendos të qëndroj në opozitë! Ky është misioni i përbashkët i të gjitha partive politike më Kosovë. Prandaj LDK do t’iu përgjigjet të gjithave në mënyrën e duhur duke e pasur parasysh interesin e vendit dhe të LDK-së në radhë të parë”, ka shkruar Dushi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme