Dushi: Osmani kërcënoi KQZ-në duke tentuar të favorizojë një grup politik

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 12:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me vërejtjet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e listës zgjedhjre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidatja për deputete nga LDK, Ardita Dushi, ka thënë se Vjosa Osmani e ka kërcënuar KQZ-në, madje ajo ka shtuar se Osmani e ka bërë këtë për favorizimin e një grupi politik.

Tutje, sipas saj kjo është “ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një partie politike”

Mes, tjerash Dushi është shprehur se këto kërcënime do të marrin fund me 14 shkurt.

“Ky kërcënim është shkelje kushtetuese sepse është ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe tentim nga një grup politik. Nuk guxojmë të lejojmë që të kemi precedentë të tilla. I garantojmë qytetarët se këto kërcënime do të marrin fund me 14 shkurt”.

“LDK-ja kërkon nga të gjitha institucionet e pavarura dhe KQZ-ja që të mos ndikohen nga kërcënimet pavarësisht nga kush vijnë. I garantojmë qytetarët se këto kërcënime e linçime do marrin fund më 14 shkurt. LDK-ja nuk lejon të nëpërkëmben institucionet shtetërore, shteti duhet respektuar në plotni”, tha ajo.

Dushi ka bërë të ditur se slogani i LDK-së për këto zgjedhje do të publikohet të dielën pasdite.

Fjali i plotë:

Dje është kërcënuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky është institucion i pavaruar që nuk guxon të cenohet në punën e tij.Ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas Kushtetutës të sigurojnë funksionim të pavarur dhe kushtetues të këtij institucioni. Ky kërcënim është shkelje kushtetuese, për dy arsye:

• E para, është ndërhyrje në punën e KQZ-së, dhe

• E dyta, është tentim për favorizim të një grupi politik.Është hera e parë në Kosovë që nga viti 1999 që ndodh një kërcënim i tillë dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e punës së KQZ-së.

Kosova ka krijuar traditë të respektimit të vendimeve të institucioneve të pavarura dhe të Gjykatës Kushtetuese.Nuk guxojmë të lejojmë që tash në vitin 2021 të kemi precedentë të tillë.Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet e pavarura dhe nga KQZ-së, që të mos ndikohen nga kërcënimet, pavarësisht se nga kush vijnë ato kërcënime. I garantojmë qytetarët e Kosovës se këto kërcënime dhe fushata e linçimeve publike, do të marrin fund më 14 shkurti, kur sovrani me votën e lirë do të refuzojë praktikat jodemokratike të kërcënimit dhe shantazhimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës i garanton qytetarët e Kosovës se vullneti i tyre i lirë nuk do të mund të ndryshohet nga kërcënimet dhe linçimet.Lidhja Demokratike e Kosovës nuk lejon që të nëpërkëmbën institucionet shtetërore.

Shteti duhet respektuar në plotninë e tij. Shteti është shtet dhe duhet të ruhet, sepse është i shenjtë. Këtë iu kemi borxh gjeneratave që kanë sakrifikuar për shtet. Këtë iu kemi borxh gjeneratave të ardhshme, të cilët duhet të trashëgojnë një shtet demokratik.




Lexo më shumë:

Të ngjashme