Dy deputetë tjerë të LDK-së, mohojnë bashkimin me Vjosa Osmanin

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani e pakënaqur me hierarkinë e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas shkarkimit në qershor nga pozitat drejtuese në parti ka dhënë sinjale të qarta se do të vazhdojë ndaras LDK’së, rrugëtimin e saj politik pas 20 vjetësh si pjesë e saj.

Osmani që ishte kandidate e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit do të provojë të sfidojë skenën politike me një parti të re.

Emra të shumtë u përmenden se do të mund t’i bashkohen iniciativës së kryekuvendares Osmani, por shumica nga ta e demantuan një gjë të tillë, duke filluar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, më pastaj Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ish-anëtari i PSD’së,Dardan Sejdiu.

Dy deputetët e LDK’së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala të cilët poashtu ishin përfolur se mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit për arsye të qëndrimeve të përfafërta në të kaluarën kur kishin votuar kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, megjithatë do të vazhdojnë të mbesin në partinë më të vjetër në vend.

Deputeti nga Gjilani dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi ka deklaruar se është anëtar i LDK-së dhe se me Osmanin nuk ka biseduar për këtë çështje.

”Unë jam anëtar i organeve të LDK’së dhe jam LDK, nuk kam biseduar lidhur me këtë çështje me znj. Vjosa Osmani dhe nuk i përgjigjem gjërave spekulative”, tha shkurt Rexhepi për Express.

Kurse, deputeti dhe kryetari i degës së LDK’së në Suharekë, Ardian Shala mohoi zërat se do ta braktisë LDK’në.

“As që kemi biseduar me Vjosa Osmanin për këtë çështje, unë jam kryetar i degës së LDK’së në Suharekë dhe nuk kam ndonjë mendim tjetër, dhe patjetër që do të vazhdoj të mbetem në LDK”, tha Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme