Dy javë pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Dy javë prej se qytetarët votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, procesi ende mbetet i papërfunduar për shkak të zvarritjes së shkaktuar nga rinumërimi i disa vendvotimeve, i cili ende nuk ka përfunduar.

Veç kësaj, nuk janë numëruar ende as votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, shkruan sot Koha Ditore.

E gjithë kjo bën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos ketë përgjigje as në pyetjen se kur mund të përfundojë i tërë procesi dhe të certifikohen zgjedhjet.

Sipas KQZ-së, deri pasditen e ditës së diel, 20 tetor, më shumë se gjysma e vendvotimeve janë rinumëruar në Qendrën për Rinumërim dhe Rezultate (QNR). Prej 530 vendvotimeve, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 265 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për “Kohën Ditore” se ditëve në vijim do të përfundojë procesi i rinumërimit, por nuk ka përmendur një datë të veçantë.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për gazetë se është e pakuptueshme që KQZ-ja të zvarritë kaq gjatë çështjen e numërimit dhe rinumërimit të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme