Dy javë pushime në Turqi, presidentja Osmani kthehet sonte në Kosovë

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të kthehet sonte në Kosovë. Ajo deri më sot ndodhej jashtë shtetit për pushime me familjen e saj.

Demokracia.com mëson se Osmani së bashku me familjen e saj do të kthehen përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, sonte më 16 gusht rreth orës 22:35.

Presidentja Osmani së bashku me familjen e saj kishte udhëtuar drejt Turqisë pasditen e 2 gushtit.

Zyra e Presidentes nuk ka njoftuar për këtë vizitë të presidentes Osmani dhe nuk është përgjigjur as në pyetjet nëse ajo ka shkuar për pushime dhe ku ka qëndruar, në resort privat apo shtetëror.

Presidentja Osmani udhëtoi drejt Turqisë në ditët kur ky shtet po përballej me zjarre të mëdha, ku qindra turistë dhe banorë u evakuuan nga hotelet dhe shtëpitë e tyre.

Të ngjashme