Dy kandidatë për kryetar të Mitrovicës Veriore të vrarë brenda 4 vjetësh

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Dimitrije Janiçijeviq, kandidat i SLS-së për kryetar të Komunës Veriore të Mitrovicës në zgjedhjet e vitit 2014, është vrarë me breshëri plumbash para ndërtesës ku banonte më 16 janar 2014, ndërsa Oliver Ivanoviqi, gjithashtu kandidat i SDP-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut, është vrarë saktësisht katër vjet më vonë, më 16 janar 2018. Ivanoviqi: Çfarë po ndodh me Listën Serbe, dy vjet nuk u dukën askund, tani bëjnë homazhe në vendin ku është vrarë?

Serbët e veriut të Mitrovicës, ata që e kanë pasur për zemër dhe e kanë respektuar punën e veprimtarinë politike kanë përkujtuar dy ish-kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiçijeviq, kandidat i SLS-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e vitit 2014 dhe Oliver Ivanoviq, gjithashtu kandidat i SDP-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut, të cilët janë vrarë për një ditë, më 16 janar, njëri në vitin 2014 e tjetri në vitin 2018. Që të dy ata para se të vriteshin ishin shpallur tradhtarë nga zyrtarë të Beogradit dhe nga Lista Serbe, shkruan gazeta “Zëri”.

Ishte vetë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili e kishte quajtur Ivanoviqin tradhtar të interesave të serbëve dhe shkatërrues të unitetit të serbëve, ndërsa dy ditë para se të shënohej dyvjetori i vrasjes së Ivanoviqit Gjuriq e quante atë hero, njeri që ka përfaqësuar denjësisht interesat e popullit serb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme