Dy opsione për Qeverinë e ardhshme

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 12:57 | Nga

Kandidati për deputet i Lëvizjes për Bashkim, subjekt ky që iu bashkua koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), ka dhënë dy zgjidhje për situatën aktuale ku gjendet Kosova.

Sipas Avni Klinakut, njëri opsioni është koalicion i gjerë i të gjitha partive shqiptare ose që partitë e PAN-it të dalin në opozitë.

Shkrimi i plotë i Klinakut në Facebook:

“Zgjidhje të mundshme dhe të mira për situatën paszgjedhore

Nëse partitë politike (ashtu siç proklamojnë) ia duan të mirën Kosovës do të duhej ta merrnin seriozisht në konsideratë situatën në vend dhe të vendosinin që Kosovës t’ia japin qeverinë më të nevojshme në këtë situatë.

Dy zgjidhje janë edhe të mira, edhe të mundshme:

1) Një qeveri gjithëpërfshirëse (100 deputetë shqipatarë) me mandat njëvjeçar. Gjatë këtij viti do të duhej t’i përfundonin çështjet si formimi i ushtrisë, demarkacioni, asociacioni dhe një reformë të mirëfilltë zgjedhore e pastaj në zgjedhje të reja;

2) PAN të tërhiqet dhe LVV dhe LAA (61 deputetë shqiptarë) ta formojnë qeverinë e re dhe t’u japin zgjidhje të shpejta çështjeve të lartpërmendura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme