Dy rastet kur Presidentja mund të shtyjë zgjedhjet

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, ka sqaruar se presidenti i një shteti edhe pse e ka të drejtën e shpalljes së datës së zgjedhjeve, kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut nuk e ka edhe të drejtën e anulimit, shkruan Gaztea Metro.

Krasniqi ka bërë të ditur se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo nëse bazohet në një konsensus të akterëve kryesorë, që lejon miratimin e një baze të përshtatshme ligjore për krijimin e një kompetence ad hoc për të shtyrë zgjedhjet.

Krasniqi ka sjellë në vëmendje situatën e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në vitin 2019 në Shqipëri nga Presidenti Met,  ku ka theksuar se më pas nga Komisioni i Venecia u konstatua se shtyrja e tyre ishte tejkalim i kompetencave kushtetuese nga Presidenti .

“Presidenti Meta, pasi ka caktuar datën e zgjedhjeve për 30 qershor, ka anuluar këtë dekret dhe pa konsultim me të gjitha partitë politike ka caktuar një datë të re për 13 tetor. Këtë vendim Meta e kishte arsyetuar me rrezikun e përshkallëzimi të dhunës në vend. KQZ e ka cilësuar vendimin e Presidentit si “akt administrativ të pavlefshëm” dhe ka organizuar zgjedhjet sipas dekretit të parë më 30 qershor. Opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhje.
Komisioni i Venecias ka konstatuar se shtyrja e zgjedhje të shpallura nga Presidenti, është tejkalim i kompetencave të tij kushtetuese”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Se a ka mandat Presidenti për të shtyrë apo anuluar zgjedhjet, më së miri është t’i referohemi Opinionit të Komisionit të Venecias për rastin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri në vitin 2019 nga Presidenti Ilir Meta.
Presidenti Meta, pasi ka caktuar datën e zgjedhjeve për 30 qershor, ka anuluar këtë dekret dhe pa konsultim me të gjitha partitë politike ka caktuar një datë të re për 13 tetor. Këtë vendim Meta e kishte arsyetuar me rrezikun e përshkallëzimi të dhunës në vend. KQZ e ka cilësuar vendimin e Presidentit si “akt administrativ të pavlefshëm” dhe ka organizuar zgjedhjet sipas dekretit të parë më 30 qershor. Opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhje.
Komisioni i Venecias ka konstatuar se shtyrja e zgjedhje të shpallura nga Presidenti, është tejkalim i kompetencave të tij kushtetuese.
Në raport është argumentuar se:

– Presidenti, edhe pse e ka të drejtën e shpalljes së datës së zgjedhjeve – kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut – nuk e ka edhe të drejtën e anulimit. Shtyrja apo anulimi i zgjedhjeve afekton drejtpërdrejtë të drejtën e votës, që është e drejtë e njeriut e njohur sipas instrumenteve ndërkombëtare;

– Pasi të jetë caktuar data e zgjedhjeve, akterët politikë duhet të jenë në gjendje t’i besojnë këtij vendimi, dhe një ndryshim i një vendimi të tillë ka nevojë për një konsensus të gjerë (dhe një bazë të përshtatshme ligjore). Shtyrja e zgjedhjeve, pas mandatit elektoral rezulton në humbje të legjitimitetit të institucioneve të zgjedhura;
– Edhe nëse Presidenti ka një qëllim legjitim të caktojë një datë të re të zgjedhjeve apo të anulojë ato, nuk mund ta bëjë këtë nëse një kompetencë e tillë nuk është e paraparë në Kushtetutë apo Kodin Zgjedhor.

Zgjedhjet e shpallura mund të shtyhen apo anulohen vetëm në këto dy rrethana:

i) Nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme;
ii) Nëse bazohet në një konsensus të akterëve kryesorë, që lejon miratimin e një baze të përshtatshme ligjore për krijimin e një kompetence ad hoc për të shtyrë zgjedhjet.
Konstatimet e Komisionit të Venecias vlejnë edhe për rrethanat në Kosovë, pasi kompetenca e Presidentit në të dy vendet është e kufizuar vetëm në shpalljen e zgjedhjeve, dhe jo shtyrjen apo anulimin e tyre.

Të ngjashme