Dyshimet për helmim të qytetarëve nga uji i pijes, kryetari i Deçanit mban konferencë për media

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Qindra qytetarë të komunës së Deçanit gjatë të shtunës mbrëma por edhe dje, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes.

Lidhur me situatën e krijuar, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoj se për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot, në ora 14:00 do të mbajë konferencë për media, në objektin e komunës. Gjithë̈ të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference!”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe KRU “Hidrodrini” sot ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve pas dërgimit të mostrave të ujit për analiza.

KRU “Hidrodrini” ka theksuar se deri në arritjen e rezultateve konsumatorët e fshatrave mos ta përdorin ujin për pije.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme