E informoi policinë për parcela me drogë, vritet 43-vjeçari shqiptar

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 20:02 | Nga

Një person u gjet i pajetë me armë zjarri sot në Memaliaj të Tepelenës.

Viktima është shtetasi Alket Muho 43 vjeç. Muho u gjet pa shenja të jetës në fshatin Gllavë të Memaliajt.

Mohu ka dyshime se ka qenë informator i policisë dhe se kishte treguar në Policinë e Tiranës për disa parcela të mbjella me hashash në rrethin jugor.

Dhjetë ditë më parë ai kishte informuar SHÇKB-në për parcela të mbjella me lëndë narkotike në një fshat të Memaliajt. Pas informimit, policia ndërhyri, asgjësoi parcelat me drogë dhe ka pasur edhe persona të arrestuar.

Dyshohet se Alket Muho është ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov pikërisht prej detyrës së tij si informator.

Të ngjashme