E konfirmojnë nga LDK-ja: Kemi pranuar ofertë të re nga VV-ja

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rifilluar në javën që lamë pas, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndërsa dje Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, Kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa, por një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar deri më tani.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kemi pranuar ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton telegrafi.

“Dje nga Lëvizja Vetëvendosje kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do t’i shqyrtojmë gjë ditëve në vazhdim”, tha Mustafa. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme