Haradinaj do të udhëtojë për një vizitë nëntëditore në SHBA

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 10:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten, më 6 maj, do të udhëtojë për në SHBA.

Këtë e ka konfirmuar për “Ekonomia Online”, deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.

“Zotëri Haradinaj që nesër udhëton për në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme dhe do të qëndrojë për afro nëntë ditë. Kjo i bën mirë Kosovës  sepse zotëri Haradinaj është përkrahës i SHBA-së e sidomos kur goxha shumë janë ftohur raportet ndërmjet Qeverisë Kurti dhe SHBA-së”, tha Lekaj për EO.

Të ngjashme