Kur Sveçla e kritikonte Hoxhajn pse takoi një përfaqësues të bizneseve serbe…

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Dputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, në prill 2018 e kiahte kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, pse ishte takuar në një panair në Prishtinë me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez.

Por vetëm disa muaj më pas, Sveçla – deputet i rizgjedhur i partisë që tashmë pritet të marrë pushtetin – ulet me Marko Gjuriqin, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Gjuriqi është një politikan të njohur për gjuhën e tij dhe qëndrimet kundër Kosovës. Dë fundi, ai e quajti trillim Masakrën e Reçakut.

Por me Gjuriqin është ulur edhe lideri i partisë së tij, Albin Kurti, në konferencën për bashkëpunim rajonal të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë me temën “Dialogu i Ballkanit”.

Ky është postimi i Sveçles, bërë kundër takimit mes Hoxhës dhe Cadezit, përfaqësues i bizneseve në Serbi.

Ganimete Musliu na fliste dje nga Kuvendi për Masakrën në Poklek të Drenasit, ku u masakruan 54 shqiptarë kryesisht gra e fëmijë nga familjet Muçolli, Caraku dhe Elshani. Po ashtu znj. Musliu po jepte udhëzime edhe se si duhen nderuar të rënët në luftë e të përkujtohen masakrat që kanë pësuar shqiptarët nga forcat e Serbisë gjatë regjimit të Millosheviqit. Sot Zëvendërkryeministri Enver Hoxhaj nga partia e zonjës Musliu, pra PDK-së, gjithë gaz e hare përuronte hapjen e “Panairit Prishtinë 2018” së bashku me Kryetarin e Odës së Bisneseve të Serbisë Marko Cadez.

Krimet e Serbisë ndaj Kosovës vetëm në luftën e fundit:

10.000 civilë të paarmatosur të vrarë 1.652 qytetarë ende të pagjetur 20.000 gra e vajza të dhunuara 860.000 të deportuar jashtë Kosovës 120.000 shtëpi të djegura ose rrënuara 1.200 artefakte kulturore të rrëmbyera Fondi Pensional dhe Depozitat Bankare të plaçkitura.

Së paku 20 miliardë euro borxh na i ka Serbia. Asnjë zyrtar nga Qeveria aktuale e Serbisë, e as Kryetari i Odës së Serbisë nuk e ka asnjë kërkim falje për çka i kanë shkaktuar Kosovës.

Çka ka për të festuar e prerë shirite me zyrtarë të Serbisë që përshkrimin e punës e kanë hegjemoninë dhe gjunjëzimin politik e ekonomik të Kosovës?

Të ngjashme