“E pabesueshme të kesh në burg politikanë që luftuan për liri’, thotë Kurti për krerët e UÇK-së në Hagë

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Kurti për liderët e UÇK-së në Hagë: E pabesueshme të kesh politikanë në burg që luftuan për liri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ka folur për liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kurti u shpreh se ata kanë bërë një luftë të fortë me Serbinë.

Kryeministri u shpreh se është e pabesueshme të kesh në burg politikanë që luftuan për liri.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh në burg politikanë të lartë të Kosovës që luftuan për liri, ndërsa Vuçiqi, ministër i Millosheviqit po flirton me Putinin. Është një nga paradokset evropiane”, u shpreh ai.

Të ngjashme