E (pa)pritur, Arben Vitia merr mbi 72% të votave të diasporës

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në garën për Prishtinën Arben Vitia prin edhe për nga numri i votave të fituara nga diaspora.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Vitia ka marrë 231 vota nga mërgata apo 72.64%.

I dyti renditet Përparim Rama i LDK-së me 52 vota (16%). Uran Ismaili ka marrë 23 vota apo 7%.

Daut Haradinaj i AAK-së ka marrë 9 vota nga diaspora, derisa Gëzim Mehmeti i AKR-së 3 vota.

Nesër pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Të ngjashme